Aktualitet
Milaim Zeka: Kurti si Enver Hoxha, ja pse e bojkotoi samitin në Tiranë
Mungesa e Albin Kurtit në samitin e sotëm në Tiranë tërhoqi jo pak vëmendje. Analisti Milaim Zeka e krahasoi Kurtin me Enver Hoxhën për të argumentuar mungesën e tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor.
“Shqipëria është në stad të lartë diplomatik. Albin Kurti ka marrë pjesë nëpër seminare koti në Greqi dhe ka refuzuar të jetë pjesëmarrës në takime të nivelit ndërkombëtar që janë organizuar në Maqedoni Shqipëri e Kosovë. As në kohën e Fan Noli dhe as në të Ahmet Zogut apo regjimit komunist të Enver Hoxhës. Nuk ka njeri në botën shqiptare që ka shkaktuar dhe krijuar armiqësi më të madhe mes Tiranës dhe Prishtinës sesa Albin Kurti e Vjosa Osmani. Tamam si Enver Hoxha që hiqte fotografikë e Mehmet Shehut e të Beqir Ballukut dhe të Kadri Hazbiut. Edhe këta i kanë hequr deri vonë të gjitha fotografitë në forume ndërkombëtare ku ka qenë prezent edhe kryeministri i Shqipërisë Rama. Sepse ai është i sëmurë sikur Enver Hoxha. Hoxha ka thënë hamë bar dhe nuk dorëzohemi para revizionizmit, social imperializmit amerikan e sovjetik etj dhe ëndrra e tij ka qenë që të jetë udhëheqës i internacionales ndërkombëtare komuniste.”
Zeka gjithashtu deklaroi se ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla dhe aktivistja e LVV-së nga Shqipëria, Dejona Mihali janë vënë në listën zezë të SHBA-së.
“Kurti është njeri që u drejtohet analfabetëve potencialë. Ai i shikon njerëzit dhe armatat e facebook dhe nuk i intereson realiteti. Realiteti për Kurtin e Kosovën është i zi. Shqiptarët e Kosovës asnjëherë s’kanë qenë më të armiqësuar me SHBA sesa tani me udhëheqjen e Kurtit. Amerikanët kanë vënë në listën e zezë ministrin e punëve të Brendshme të Kurtit Zveçlën dhe Dejona Mihali edhe ajo në listën e zezë të SHBA dhe presim çdo moment që kjo të bëhet publikë”.