Kosova
Milan është shumë i rëndësishëm për Vuçiçin, nuk e dorëzon…
“Kreu i shtetit francez, Emmanuel Macron, i tha homologut serb se të gjithë përgjegjësit e sulmit në Basnjë duhet të ndiqen penalisht, kurse Vuçiç nuk përmendi fare Radoiçiçin gjatë conferences per shtyp në Paris, i cili lëviz lirshëm nëpër Serbi, teksa prokuroria serbe, me sa duket po e mban çështjen ndaj tij në fund të sirtarit” – keshtu shkruan media serve Nova.
Mes bisedimeve për blerjen e avionëve të shtrenjtë Rafale, ndërtimin e termocentraleve bërthamore dhe premtimin se “Louis Vuitton” do të vijë në Beograd pas dy vitesh, presidentit Vuçiç iu desh të dëgjonte se çfarë nuk po shkon mirë në vlerësimin ndërkombëtar.
Kërkesë të ngjashme me ate te Macron, Vuçiçit i kanë dorëzuar edhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill.
Të gjithë pyesin për Banjskën dhe Milan Radoiçicin sepse presin që kjo çështje të përfundojë zyrtarisht, por 24 shtatori 2023 për qeverinë serbe është një datë që duhet të mbetet pjesë e së kaluarës.
Pas Banjskës, një sërë presionesh diplomatike filluan mbi Beogradin se duhet vendosur përgjegjësia për konfliktin dhe se aktorët kryesorë duhet të ndiqen penalisht. Vuçiç shpesh duke u gëllitur tha se nuk mund ta dorëzonte Radoiçicin dhe se kerkesa ishte “qesharake”.
Për avokatin Nikolla Lakiç, çështja është e qartë…nëse Vuçiç do të donte ta arrestonte Radoiçicin, do ta kishte bërë.
Ai theksoi se Vuçiq mund t’i kundërvihet kujtdo në Serbi, gjë që, sipas Lakiçit, është parë edhe në rastin e bashkëpunëtorëve të tij të grupit të organizuar kriminal Belivuk-Miljkoviç.
“Kur i kërcënohen interesat, ai është gati për “konflikt” me të gjithë, por kam frikë se në rastin e Milan Radoiçicit nuk do të ketë “konflikt” sepse janë të lidhur nga biznesi dhe interesat e përbashkëta. Milan është shumë i rëndësishëm për Aleksander Vuçicin që ata të përplasen” – theksoi Lakiç.