Sport
Milan-Leao, asnjë rinovim…
Rinovimi i kontratës mes Rafa Leaos dhe Milanit është i komplikuar. Portugezi ka një kontratë që skadon në vitin 2024 dhe çdo tifoz shpreson të mos ketë nevojë të rijetojë atë që ka ndodhur në të kaluarën me lojtarët e tjerë. Sipas Gazzetta dello Sport, shpresohej që pas deklaratave të fundit nga Paolo Maldini, kjo periudhë para Botërorit në Katar të mund të ishte nisja e bisedimeve për rinovimin. Megjithatë, 15 ditë pas Botërorit, ujërat duket se nuk lëvizin dhe vështirë se do të lëvizin.
Ajo që duket e sigurt është fakti se portugezi dëshiron të qëndrojë te Milan. Klubi kuqezi i ofron 6.5 milionë euro në sezon, por portugezi nuk pranon të negociojë për një pagë më të ulët se 7.5 milionë euro, i ndikuar edhe nga fakti që duhet t’i paguajë Sportingut të Lisbonës rreth 10 milionë euro, pas gjyqit të humbur në CAS.
Për futbollistin ka interes nga Chelsea dhe Man.City. Mediat britanike flasin se klubi londinez është gati të japë 120 milionë euro, ndoshta duke përfshirë në marrëveshje kartonin e Armando Brojës.Jo vetëm kaq, Manchester City është gati të formulojë një ofertë interesante.