Sport
Milan në gjysmëfinalet e ‘Champions League’
Champions League zhvilloi këtë mbrëmje dy ndeshjet e para të kthimit në fazën çerekfinale. Pas 90 minutave, Real Madridi dhe Milani kanë marrë dy biletat e para dhe tanimë janë në mes katër skuadrave më të mira në Europë. Real Madridi fitoi 0-2 në Londër kundër Chelsea, teksa rezultati i përgjithshëm mes tyre është 4-0. Milani tregoi se fanella i peshon në Champions League, teksa barazoi 1-1 me Napolin, në “Diego Maradona”. Me rezultatin e përgjithshëm 2-1, skuadra e Milanit kalon në gjysmëfinale, duke mos lënë Napolin të bëjë histori.
Në “Diego Armando Maradona”, Napoli dhe Milan barazuan 1-1 në ndeshjen e kthimit në çerekfinalet e Champions League. Falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë, Milani merr të drejtën për të luajtur në fazën gjysmëfianele pas shumë vitesh. Ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë, që humbën penalltinë me Giroud në minutën e 22-të. Goli i parë i ndeshjes u shënua po nga Giroud në minutën e 43, pas asistit të Leao. Në minutën e 82 ishte Kvaratshelia që humbi penallti për Napolin, teksa Osimhen në të 90+3 shënoi golin e barazimit që shërbeu sa për statistika. Në fund Milani kalon më tej, teksa pret fituesin e Inter – Benfica për të mësuar kundërshtarin në fazën e radhës.