Connect with us

Sport

Milan ngec në shtëpi, Genoa i “rrëmben” një pikë ‘Djajve’, turpërohet edhe Barcelona

Ishte një rezultat tejet zhgënjyes, pavarësisht se raste shënimi pati goxha.

“Kuqezinjtë” e Milan nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0 në javën e 16-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, me “Djajtë” e teknikut Paulo Fonseca që nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës ndaj skuadrës së Genoa.

Spektakolar në këtë sfidë ishin Rafael Leao e Chukwueze të cilët rrezikuan vazhdimisht golin por pa mundur të bënin më shumë. Me performancën e tij spikati edhe anëosri i mbrojtjes Emerson Royal, i cili ishte i kudondodhur në fushë.

Falë këtij rezultati, Milan mbetet në vendin e 8-të të tabelës këtë herë me 23 pikë, ndërsa Genoa ngjitet në vendin e 13-të me 16 pikë.

Barcelona u turpërua në shtëpi duke humbur 0-1 nga Leganes. Katalanasit mbajnë kreun me pikë të barabarta me Atletico Madridin (38), por me një ndeshje më shumë. Ishte Sergio Gonzales në minutën e katërt që shënoi nga zhvillimet e një këndoreje për t’i dhënë Leganes një fitore historike. Vetëm 195 sekonda dhe mbrojtja e Barçës u thye, duke marrë humbjen e katërt sezonale.

 

Advertisement