Connect with us

Kosova

Milan Radoiçiç i siguroi Vjosa Osmanit votën presidenciale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bexhet Pacolli, ka thënë se një ditë para se Vjosa Osmani të zgjidhej presidente, ka biseduar me Milan Radoiçicin në dijeni të presidentes se ardhshme dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për votim e deputeteve te Listes Serbe ne lidhje me qasjen e tyre ne lidhje me postin e presidentit te Kosoves në seancën e 4 prillit te vitit 2021, kur Vjosa Osmanit iu dha drita jeshile për te qene ne krye te shtetit.Sipas Pacollit, një ditë para këtij votimi, u dakordesua vota e një deputeti te Listës Serbe që shifra të arrinte në 71 vota, ne menyre që Osmani të zgjidhej president.

“Kam pasur një bisedë telefonike me Radoiçic, një ditë para zgjedhjeve presidenciale, dhe këtë e di presidentja dhe kryeministri Kurti” – ka treguar Pacolli.

Menjehere pas kesaj deklarate ka reaguar Kryeministria, e cila i ka hedhur poshtë menjëherë theniet e Pacollit.Sipas Perparim Kryeziut, Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, deklarata nuk është e vërtetë.

Paskesaj Pacolli fillimisht i ka bërë thirrje zëdhënësit që të pyesë kryeministrin dhe presidentin e Kosovës për këtë para se të bëjë “deklarata të rreme”.

“Është paturpësi, si zëdhënës i qeverisë, të përhapësh gënjeshtra! Ju lutem, para se të bëni deklarata të rreme, pyetni fillimisht Kryeministrin dhe Presidenten. Ata do t’ju thonë se biseda me Radoicicin është bere me kërkesë të tyre, për të siguruar voten shtese ne zgjedhjen e Osmanit” – ka reaguar Pacolli, duke treguar edhe detajin se telefonata është bërë në prani të tyre nga zyra private e kryetarit të Kuvendit të atëhershëm, në orët e para të mëngjesit kur u votua për Presidenten.

Pretendimet e Pacolit vijnë në mes të rastit aktual të komunikimit të supozuar ndërmjet Mimoza Kusari Liles, Slavko Simić dhe Milan Radoiçic, gje e cila po trondit opinionin kosovar për herë të dytë në këtë vit.

Advertisement