Connect with us

Sport

Milan vazhdon “psonisjen” në Amerikën Latine

Pas afrimit të portierit kolumbian, Devis Vazques, të cilin e bleu nga Guarani, në kampionatin e Paraguajit, bordi drejtues i Milanit ka shkuar sërish për të “psonisur” në Amerikën Latine, ku këtë herë në “radarët” e “kuqezinjve” ka përfunduar një lojtar i ekipit të Santos, në Brazil.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut, 18-vjeçar, Angelo, mbrojtës ky, që me cilësitë e veta pëlqehet dhe nga Napoli, por oferta konkrete prej 15 milionë eurosh e “kuqezinjve”, duket se i ka tunduar mjaftueshëm brazilianët dhe tashmë negociatat mes 2 klubeve kanë nisur.

Advertisement