Sport
Milani dominon Bolognan, Giroud e Pulisic vulosin fitoren
Milani tremb rivalët që në startin e Serisë A. “Djalli” mposhti lehtësisht Bolognan (0-2) në “Dall’Ara” që në 20- minutat e para të sfidës me gola të Giroud dhe Pulisic.
Bindin blerjet e merkatos së verës, me Reijnders, Pulisic e Loftus-Cheek titullarë dhe Okafor si zëvendësues i Giroud. Kuqeznjtë u shfaqën një skuadër e pjekur, duke mos e vënë në diskutim fitoren në asnjë moment.