Connect with us

Bota

Milton pushton Florida në SHBA dhe shkakton viktimat e para

Uragani Milton ka mbërritur në Florida. Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese janë tani pa energji në të gjithë Florida, me lagje të tëra në errësirë.

Vdekjet janë konfirmuar në kontenë St Lucie në bregun lindor të shtetit ku zyrtarët thanë se kishin goditur tornadot, megjithëse numri i viktimave është i paqartë.

Miliona njerëz u larguan nga shteti gjatë të mërkurës pas paralajmërimeve për përmbytje, tornado dhe stuhi.

Uragani Milton, “stuhia e shekullit”, mbërriti si një stuhi e kategorisë së tretë, nga maksimumi 5. U urdhërua evakuimi në shtetin Sunshine, njerëzit u grumbulluan në strehimore.

 

Advertisement