Connect with us

Rajon

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë: Asociacion me kompetenca ekzekutive

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se shpreson që Bashkimi i Komunave Serbe të formohet sipas parimeve të përcaktuara në marrëveshjen e vitit 2015 dhe jo diçka pa kompetenca. I pyetur për deklaratën e ambasadorit amerikan Christopher Hill se Uashingtoni dëshiron të formojë Asociacionin, ai tha se Serbia ka 10 vjet që e pret një lajm kaq të madh, por edhe se nuk beson që Kryeministri Albin Kurti është i gatshëm për këtë.

“Është e rëndësishme që Serbia të qëndrojë në tryezën e bisedimeve dhe të marrim pjesë në diskutime për tema, sado të dhimbshme qofshin ato, sesa të izolohemi dhe t’u japim të drejtën atyre që do donin ta dënonin Serbinë” – tha ministri I mbrotjes I Serbisë

 

Advertisement