Kosova
Bunjaku emërohet Ministre e Shëndetësisë në Kosovë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka emëruar ushtruese të detyrës së Ministres së Shëndetësisë, zëvendësministren e deritanishme, Dafina Gexha Bunjaku
Nga Zyra e Kryeministrit njoftojnë se Kurti ka takua ish-ministrin Rifat Latifin të cilin e ka falenderuar për kontributin.
Rifat Latifi mori detyrën e ministrit të shëndetësisë në nëntor të vitit 2021 dhe dha dorëheqje të enjten.