Connect with us

Kosova

Ministri serb ankohet se i kanë fyer arsyen e shëndoshë dhe BIO

“Është në interes të faktorëve kryesorë të huaj që ne Ballkan të ketë njëfarë destabiliteti, për ti menaxhuar më lehtë proceset në terren, dhe ajo që u pëlqente më së paku do ishte çdo përpjekje për të arritur një marrëveshje nga vetë popujt ballkanikë me veprimet e tyre të përbashkëta” – keshtu deklaroi ministry serb Nemanja Starovic.

“Nëse shikojmë perspektivën e procesit të normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por edhe mes popullit serb dhe shqiptar në një kuptim më të gjerë, mendoj se në këtë proces mund dhe duhet të përpiqemi për normalizim pikërisht brenda mandatit që ka marrë Bashkimi Evropian nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Do të thotë normalizimi i marrëdhënieve në aspektin e përditshmërisë dhe funksionimit”, ka theksuar Starovic duke shtuar se  me Kosoven nuk mund të diskutohet çështja e statusit dhe nuk do të ketë marrëveshje.

Ndër të tjera, ai foli edhe për përpjekjet këmbëngulëse të Albin Kurtit për ta vendosur, sic tha ai, palën serbe në mënyrë të njëanshme në prag të faktit të kryer.

“Ne jemi dëshmitarë të një forme që ofendon arsyen e shëndoshë. Është një model në të cilin Kurti përdor disa masa të njëanshme në dëm të popullit serb në zonën e Kosovës. Sa herë që Kurti merr masa të njëanshme, përfaqësuesit e shteteve të Kuintit I denojne levizjet e tij në nivel verbal. Kjo është përsëritur për tre vjet. Nuk ka asnjë reagim të vërtetë dhe kjo na ofendon disi arsyen e shëndoshë” – potencoi ministri serb

Advertisement