Connect with us

Aktualitet

Ministria e Jashtme: Pajisja e dokumenteve me vulë apostile bëhet për 24 orë

 

Ministri Igli Hasani nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me legalizimin e dokumenteve/apostilim duke sqaruar se tashmë do të bëhet brenda 24 orëve.

Qytetarët duhet të dorëzojnë dokumentet në çdo zyrë poste brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Reagimi i ministrit Igli Hasani në Facebook:

-Tashmë legalizimi i dokumenteve/apostilim bëhet brenda 24 orëve.

-Dorëzo dokumentet në çdo zyrë poste brenda territorit të RSH-së.

-MEPJ përpunon të gjithë dokumentacionin për legalizim/ apostilim brenda ditës, i cili merret në dorëzim nga korrierët e postës dhe më pas kryhet shpërndarja e tyre.

Advertisement