Aktualitet
Minxhozi: Ngjitja e Jorida Tabakut…Ku ishte kjo zonjë gjatë fushatës?
Pasditen e djeshme, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, u dorëhoq nga posti që mbante, duke u shprehur se partia ka nevojë për një riorganizim të thellë. Ky akt i tij u komentua në Abc News nga gazetari Skënder Minxhozi. Ai u shpreh se ky gjest është i përgjegjshëm, ndërkohë shtoi se lëvizje të tilla duket se do synojnë të “provokojnë” një proces të ri brenda opozitës.
“Është një gjest i përgjegjshëm. E gjithë PD-ja filo-amerikane dhe anti-Berisha doli me brionje te thyer ne keeto zgjedhje. Ajo ka përgjegjësinë e rëndë qe mundi të fusë në zgjedhje vetem 14 kandidate.
Pra, u soll si një parti e vogël, ndërkohë stemën, historinë dhe peshën e ka shumë të madhe. E shoh largimin e Alibeajt si një gjest që kërkon të provokojë një proces brenda opozitës. Kërkon të provokojë reflektime më të thella dhe ndoshta t’i hapë rrugë një procesi pajtimi”, tha ai.
Ai thotë se një rikthimi mundshëm i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, do ishte i tepërt.
“Nuk do doja që të ishte një gjest, që t’i hapte rrugë rikthimit të Bashës, sepse realisht një humbës në kryes të opozitës, siç është Berisha, është mjaft dhe nuk nevojiten as dy e as tre”-nënvizoi Minxhozi.
Nderkohe i pyetur per ftesen qe po meerr ne keto ore Jorida Tabaku per te zene vendin e Alibeajt, Minxhozi tha se nuk e kupton sesi nje politikane me peshe ne opozite u fsheh gjate gjithe fushates elektorale dhe shfaqet tani “nga hiçi” per te marre zyren e Alibeajt. Ky duket si nje kurth pallati i Bardhit, pas shpines se demokrateve te tjere qe presin nje zgjidhje.