Aktualitet
Minxhozi: PD, si formacion paramilitar, problemet i ka zgjidhur me dhunë dhe imponim
Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar ngjarjen e 8 Janarit, e cilësoi Partinë Demokratike si një formacion paramilitar. analisti theksoi se 8 Janari është puntata e fundit e serialit 30 vjeçar të kësaj force politike.
Minxhozi thotë se dhuna dhe përplasjet e 8 Janarit nuk janë “produkt” i asaj dite por kanë nisur që në vitet ’90 dhe më vonë. Sipas tij, Partia Demokratike nuk ka ditur asnjëherë që t’i zgjidhë problemet e brendshme në mënyrë të drejtë por ka përdorur gjithmonë gjuhën e imponimit të të fortit.
“Në të gjithë këtë futen virtualisht në mjegullën e gazit lotsjellës për të gjetur se kush ishin të mirët dhe të këqijtë e asaj dite. Socialistët kanë pasur në 2004 një skizëm të madhe që u konsumua mes dy kryeministrash. Nuk shkoi tek hunjtë apo gazi lotsjellës.
Nuk është produkt i asaj dite, as ai që blindoi godinën dhe as ai që mori shkallët e zjarrfikëses. e kanë njohur njëri-tjetrin dhe e kanë ditur se ky është kodi që flitet në atë godinë. Problemi është që PD është një formacion para politik që në gjenezë që domethënë fraksionin e parë vetëm nuk e kanë rrahur.
PD është sjellë si formacion paramilitar në çdo moment që ka pasur debat të brendshëm, nuk ka ditur ta përjetojë debatin me dinjitet, nuk ka ditur të jetë sovrane në vendimet dhe gjithmonë ka pasur gjuhë imponimi. 8 janarin e shoh vetëm një puntatë të fundit të një seriali 30 vjeçar ku kjo parti, problemet i ka zgjidhur me hurin dhe me dhunën dhe imponimin e më të fortit. Për Bashën nuk kam asnjë respekt si politikan, as për Berishën.
Zotëria blindoi dyert se e dinte se do t’i vinte ky formacion kurse ata morën hunjtë sepse e panë se po mbyllte dyert dhe u kthyen në gjendjen e tyre natyrore. Që këta persona kanë dialoguar në këtë lloj forme, e shoh si vazhdimësi e hershme. Basha e Berisha e kanë pasur atë kod mes tyre. Kur u prish pakti mes tyre, hyri gjuha e vjetër e dhunës dhe e përballjes që e kemi parë në parti në vitet ’90, në vitet 2000 edhe më vonë.“, theksoi Minxhozi.