Connect with us

Aktualitet

Minxhozi: Pilula e zgjedhjeve të reja, zgjidhje afatshkurtër e krizës…Asociacioni, zgjidhja afatgjatë

Tensionet në veri të Kosovës… Për analistin Skënder Minxhozi, premisat e një normalizim afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë asociacioni. Sipas Minxhozit mbasi Vuçiç të marrë ‘bonusin e asociacionit’ e gjithë rruga për të do të jetë një malore, ndërsa e kundërta do të ndodhë me Kosovën.

“Premisat e normalizimit afatgjatë janë te asociacioni, të cilin Kurti e mendon si një gabim historik të paradhënësve të tij. Pilula e hidhur e asociacionit është lëvizja që i hap rrugën vënies në pozitë të vështirë dhe mbrojtëse Vuçiçin, i cili pas kësaj nuk ka se çfarë të thotë më. Sepse pastaj do të plotësojnë planin Frank-Gjerman. Mbasi Vuçiç të marrë ‘bonusin e asociacionit’ e gjithë rruga e tij do të jetë malore, ndërsa për Kosovën do të jetë dishezë”- tha Minxhozi.

Sipas analistit Mentor Nazarko, qëndrimi i Kurtit ka çuar në përplasje jo vetëm me SHBA-në, por edhe me partnerët e evropianë. Nazarko u shpreh se Kurti tashmë ka dhënë shenja tërheqje.

“Përplasjet e politikanëve të Kosovës apo edhe të Shqipërisë ndikojnë në popullaritetin e me amerikanët. Qëndrimi i Kurtit ka çuar në një linjë përplasje, distancimi, jo vetëm më SHBA, por edhe partnerët perëndimor. Kjo ndikon në krijimin e një frymë anti-perëndimore. Duhet pranuar se ka shenja tërheqje. Nuk është gjithçka e zezë ashtu siç duket. Kurti po jep shenja tërheqje. Ne si komb e kemi fuqinë më të madhe ndërkombëtare kur veprojmë në sintoni me njëri tjetrin. Liderët e partive të opozitës të kompleksuar nga fryma e përgjithshme nuk mbajnë qëndrime”- u shpreh Nazarko.

Për analistin, Frrok Çupi, Kurti dhe Osmani kanë tentuar që të ndezin një revolucion anti-amerikan, e sipas tij kryeministri i Kosovës, po godet edhe moralin e kombit shqiptar.

“Goditja që i ka dhënë Kurti tërë politikës perëndimore në këtë pikë të botë është fatale. Amerika po sulmohet për të sulmuar themelet e Kosovës.  Edhe Kurti dhe Osmani i kanë tentuar me forcë të madhe që të ndezin një revolucion anti-amerikan. Kurti po godet edhe moralin e kombit shqiptar. Shtetin e Kosovë se bën të pabesueshëm për aleatët dhe partnerët. Më thoni për një shtet të perëndimit që mund të besojë Kosovën”- u shpreh Çupi.
Advertisement