Politike
Miratimi i ligjit për legalizimin e kanabisit, reagon ashpër Vasili: Ditë turpi
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me ligjin për legalizimin e kanabisit në vendin tonë, ndërsa theksoi se sot është ditë turpi për Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë.
Në një reagim në ‘Facebook’, Vasili thekson se deputetet rilindas votuan, që trafikantet të zbrazin depot e mbushura me kanabis.
REAGIMI I VASILIT
Rilindasit votuan ligjin e droges ashtu sic ju duhet trafikanteve!
Dite turpi per Komisionin Parlamentar te Shendetesise.
Deputetet rilindas votojne kunder shendetit!
Deputetet rilindas ne Komisionin e Shendetesise votuan pa pike turpi Ligjin per legalizimin e droges.
Deputetet rilindas votuan, qe trafikantet te zbrazin depot e mbushura me kanabis.
Deputete e rilindjes, qe votojne ligjin e droges edhe kunder familjeve te tyre dhe ne favor te trafikanteve te Edi Rames vetem keta jane ne bote.
Deputete qe votojne ligjin e droges ne favor te krimit vetem keta mund te gjenden.
Deputete qe urrejne vendin e tyre dhe e duan te shkaterruar vetem keta mund te ekzistojne.
Deputete qe votojne ligjin e droges per largimin e te rinjve dhe shpopullimin vetem keta gjallojne.