Connect with us

Bota

Miratohet paketa e tetë e sanksioneve europiane kundër Rusisë

Vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë, e cila përfshin një tavan për çmimin e naftës që eksportohet nga Moska. Kostoja e karburantit, e cila do të përfshihet midis një pragu minimal dhe maksimal, ende nuk është përcaktuar nga BUnioni në bashkëpunim me shtetet e tjera të G7, të cilat do të miratojnë masa të ngjashme në nivel kombëtar.

Nisma duket se është shenjë fuqie europine për të kundërshtuar agresionin në Ukrainë.

Raundi i ri i sanksioneve vjen si përgjigje ndaj aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës, të konsideruara të paligjshme nga bota perëndimore

Pika të tjera të paketës së tetë përfshijnë kufizime të mëtejshme në tregtinë midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian, si përshembull disa produkte që rrjedhin nga përpunimi i çelikut, drurit dhe plastikës nuk do të importohen më nga vendet e BE-së, por edhe letra, makineri, cigare dhe kimikate, për një vlerë totale prej rreth shtatë miliardë euro.

Gjithashtu ndalohet të eksportohen pjesë këmbimi për aviacionin dhe teknologji të tjera që mund të përdoren në fushën ushtarake, me shpresën për t’i dhënë një goditje vendimtare industrisë dhe ushtrisë së Moskës.

Advertisement