Aktualitet
Mirëqeverisja në pikëpyetje/ Raporti i BERZH fundos Shqipërinë! Ia kalon edhe Kosova
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të tranzicionit, vlerëson negativisht Shqipërinë në kapitullin e “mirë-qeverisjes”. Raporti thekson se përkeqësim i dukshme vërehet në Shqipëri.
Sipas të dhënave të publikuara në Raport, për vitin 2023 për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë me 4.71 pikë nga 10 të mundshmet. I vetmi vend që Shqipëria lë pas është Bosnje-Hercegovina e cila ka marrë 4.09 pikë.
Në vlerësimet e BERZH Kosova renditet më sipër Shqipërisë, me 4.85 pikë. Raporti pasqyron rënie të Shqipërisë në kapitullin e “mirë-qeverisjes” vit pas viti. Kështu në vitin 2016 Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë dhe në vitin 2022 me 4.74 pikë.
Në vend të parë për qeverisjen e mirë në vitin 2023 në rajon rezulton Mali i Zi me 6.34 pikë, ndërsa pas tij renditen Rumania, Bullgaria Serbia, Greqia.