Connect with us

Politike

Mishi pule me salmonelë në treg/ Shpërthen Këlliçi thirrje ministres Denaj: Mbaj përgjegjësi

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, ka reaguar në facebook mbi një lajm të përcjellë nga media se në tregun shqiptar gjendet mish pule me salmonelë.

Këlliçi i ka kërkuar ministres së Bujqësisë Anila Denaj, që të mbajë përgjegjësi dhe të sqarojë opinionin publik, nëse ekzistojnë produkte pa kryer analizat e sigurisë ushqimore nga ISUV.

Sipas tij,  kjo është një çështje urgjente.

“Këtu nuk ka më as diskutime politike, bëhet fjalë për sigurinë ushqimore të qytetarëve.

 

 

Ministre Anila Denaj, jepini përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë dhe mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit”, thotë Këlliçi.

Advertisement