Connect with us

Kosova

Misioni i SHBA çon në NATO dialogun Kosovë-Serbi

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO thotë se po punojnë për të gjetur një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. Pas një takimi të Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Gjeneral Mircea Geoana, me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, nga misioni i NATO-s kanë komentuar situatën mes dy vendeve ballkanike. Nga ky mision shkruajnë se të gjitha aleancat perëndimore janë të angazhuara për të gjetur një rrugë drejt paqes dhe stabilitetit mes Kosovës dhe Serbisë.“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë në NATO dhe Bashkimi Evropian, janë të zotuara për të punuar me Serbinë dhe Kosovën, për të gjetur një zgjidhje dhe një rrugë për të ecur para në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies për të gjitha komunitetet”, thuhet në një postim në Twitter.

Po ashtu ka deklaruar edhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, teksa është deklaruar se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë

 

Advertisement