Connect with us

Pinknews

Miss Anglia – Thyhet rregulli 10 vjeçar…

ANGLI– Tradita e kandidatëve në konkurset e bukurisë që përpiqen të theksojnë bukurinë e tyre natyrore me grim shembullor, duke fshehur ndoshta disa papërsosmëri, është “thyer” nga një angleze 20-vjeçare. Ajo është bërë e para konkurente që ka marrë pjesë pa make-up në historinë 94-vjeçare të Miss-it.

Kjo është për Melissa Rauf nga Londra, e cila ka deklaruar se dëshiron të promovojë bukurinë e brendshme duke sfiduar standardet e bukurisë të përjetësuara në rrjetet sociale.

FOTO- Thyhet rregulli dhjetëvjeçar, finalistja e Miss Anglisë

Pasi u shfaq pa grim në gjysmëfinalen e së hënës, Rauf do të garojë me 40 bashkatdhetarë të tjerë për titullin e Mis Anglisë në konkursin e tetorit. Organizatorët vërejnë se opsioni për të marrë pjesë pa grim ka ekzistuar edhe më parë, por kjo është hera e parë që dikush ka zgjedhur ta bëjë këtë.

Rauf, e cila gjithashtu pritet të jetë pa make-up në finale, e përshkroi përvojën si “të tmerrshme, por të mahnitshme .

“Kjo do të thotë shumë për mua pasi ndihem sikur shumë vajza të moshave të ndryshme janë të grimuara sepse ndihen nën presion. Nëse dikush është i kënaqur me lëkurën e tij, nuk duhet të detyrohet ta mbulojë atë me grim. Papërsosmëritë tona na bëjnë ata që jemi dhe kjo është ajo që e bën çdo person unik . Unë mendoj se njerëzit duhet t’i duan dhe të përqafojnë papërsosmëritë e tyre pasi bukuria e vërtetë qëndron tek thjeshtësia”, tha 20-vjeçarja.

FOTO- Thyhet rregulli dhjetëvjeçar, finalistja e Miss Anglisë

Rauf po merr shumë mbështetje nga vajzat e reja të moshës së saj, të cilat thonë se me këtë lëvizje, i ndihmon të ndihen më të sigurt për veten e tyre.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *