Aktualitet
“Miss Bikini” kthehet në debat mes vajzave/ Ola e pakënaqur me çmimin “Miss Plazhi”

Një ngjarje e papritur ka shpërthyer brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” pas aktivitetit “Miss Bikini”, i cili u organizua dhe zhvillua nga vetë banorët me shumë energji të mirë dhe humor.
Pas një konkurimi të fortë, Aldo dhe Mikela u shpallën fitues, ndërsa Gjesti dhe Rozana nuk u përfshinë në garë, por vendosën të qëndronin si publik. Të tjerë banorë kanë shprehur pakënaqësi lidhur me mënyrën se si u menaxhua aktiviteti dhe shpallja e fituesve.
Ola, njëra nga konkurrentet, e shprehu hapur pakënaqësinë e saj, duke thënë: Nuk donin të më nxirrnin mua dhe Jozin. Nxorrën Aldon mister bikini, ndërkohë ishte i mbuluar, dhe ajo tjetra e mbuluar. Është miss bikini, jo kush është mbuluar më shumë. Juri me kot nuk kam parë, hipokritë
Këto deklarata kanë ngjallur reagime të shumta mes banorëve të tjerë, duke e kthyer aktivitetin në një pikë të nxehtë diskutimi.

