Connect with us

Aktualitet

Mister vetëvrasja e 39-vjeçarit, ja çfarë thonë banorët e fshatit

    

Policia nuk ka mbaruar ende procedurat dhe trupi i 39-vjeçarit të gjetur të vdekur gjendet ende brenda makinës tip “Volksëagen” ku u gjet pajetë në mëngjesin e kësaj të enjte.

Ai është gjetur pa shenja jete në makinë nga banorët e zonës, të cilët më pas njoftuan policinë. Pas verifikimeve paraprake, policia arriti në përfundimin se 39-vjeçari mund të jetë vetëvrarë me armë zjarri brenda makinës, të cilën e kishte parkuar aty gjysmë orë para momentit që ka shkrepur armën.

Banorët e zonës shprehen se nuk e njohin personin në fjalë dhe se dyshohet që ka ardhur nga zona të tjerë në fshatin Daullas të Libofshës.

Policia njoftoi më herët se nga të dhënat paraprake nga këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se personi me inicialet J.B dyshohet të ketë vrarë veten në kushtet e depresionit.

Advertisement