Connect with us

Kronike

MISTERI/ Alessio Lori me një plumb në kokë, gjendet i vdekur krahu i djathtë i ‘Zotit të Drogës’

Një plumb në ballë i mori jetën; kështu vdiq Alessio Lori, “Chiappa”, krahu i djathtë i Elvis Demçes. Trupi i tij u gjet pak ditë më parë në dhomën e një “B&B” në via Tripoli. Pranë kishte një armë. Në dosjen e prokurorit Francesco Cascini ka dy pista, vrasje dhe vetëvrasje. Lori, i cili do të bënte 34 vjeç në janar, ishte në arrati prej një muaji, pasi shpëtoi nga arresti shtëpiak duke i prerë byzylykun elektronik.

Lori, i njohur si “Chiappa”, ishte në pritje të dënimit përfundimtar për “pjesëmarrjen e tij të qëndrueshme në blerjen dhe shpërndarjen me shumicë të lëndëve”. Sipas mediave italiane, i riu akuzohej për një komplot kriminal që synonte trafikimin, shitjen dhe posedimin e drogës për qëllime të shitjes, zhvatjes, dëmtimit pas zjarrit, posedimit dhe mbajtjes të armëve të zjarrit në vende publike.

Pasi tentoi të vriste narko Giuseppe Molisso, për t’u hakmarrë për vrasjen e Fabrizio Piscitelli, marrëdhënia e tij me të penduarit e fundit të krimit, Fabrizio dhe Simone Capogna, nuk e kishte ndihmuar. Alessio Lori ishte i izoluar dhe në rrezik. Ai po rrezikonte shumë. Ndaj edhe u arratis nga ‘arresti i shtëpisë’. Gjurmët e tij humbën deri mbrëmjen e shkuar.

Pozitën e tij e inkriminonin edhe mesazhet në aplikacionin e inkriptuar “SkyECC”.

“Ai miku më bën vërtet të bëj krime,”- kështu foli Lori në shkurt të vitit 2021, kur në marrëveshje me Demçen kishte vendosur të vriste Molisson për t’u hakmarrë për vdekjen e Diabolikut. Por në mëngjesin e 11 shkurtit, plani kishte dështuar. Matteo Costacurta “Princi” dhe Lori, së bashku me disa ultras, shkuan para shtëpisë së Molisso-s duke pritur shënjestrën. Por Policia ua prishin planin.

“Dreqin! Kjo është vërtetë një mrekulli,”-i shkruante Lori-Demçes.

Por emri i Lorit kishte dalë edhe në hetimet për ngritjen e organizatës shqiptare për të marrë nën kontroll qendrat e trafikut të drogës pas vrasjes së Pishitellit dhe ekzekutimin e prokurorit Francesco Cascini. Po në këto mesazhe u gjet edhe fotoja e 41-vjeçarit, i njohur me nofkën “Gelataro”. Ky i fundit dyshohej se kishte përmendur emrin e grupit tek Policia. Ndaj me urdhër të Demçes ishte rrëmbyer nga Lori, Cristiano Zeppettella Braccio dhe Nikolin Shkrepi.

Në mesazhe Lori i kërkonte leje Demçes për të vepruar: Ti më jep okay, e bëj të dridhet, e çoj në mes të një livadhi, i vë hekurin në gojë!

Advertisement