Connect with us

Kosova

Misteri i ‘Urës së Ibrit’/ Çfarë akti do ndërmarrë KFOR-i dhe a priten tensione?

“Prani fikse në Urë të Mitrovicës”.

Forca Paqembajtëse e udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, ka shkuar një oktavë më lartë në përzgjedhjen e fjalëve dërguar për media rreth çështjes së hapjes ose jo të Urës së Ibrit, ku gjer më tash e frazonte thjesht si “patrullim në dhe rreth” urës së Mitrovicës që ndan qytetin etnikisht në dy. Tash e frazoi si “fixed presence”: i.e prani të stacionuar.

Anglisht: A fixed presence on the Mitrovica Bridge

Ky përforcim semantik – prej patrollim në prani fikse, i.e, që lë të kuptohet si prani e ngunjuar – i KFOR-it erdhi në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje e jep veçse si fakt të kryer se Ura e Ibrit do të hapet për automjete; në veçanti pas kundërshtimit me fjalët më të prera nga shtetet e QUINT-it dhe KFOR-i.

Gjuha e përdorur nga KFOR-i duket të jetë e përforcuar në mesazh prej komunikatave të kaluara të cilat janë thuajse shabllon i vjetër i riprodhuar pafund herë.

Prej të parit e thuajse te i fundit deputet i Lëvizjes Vetëvendosje kanë vërshuar rrjetet sociale, dhe atë jo vetëm me mesazhin jo vetëm që “duhet të hapet” Ura e Ibrit, por me faktin e kryer se “do të hapet”.

Armend Muja i VV-së numëroi – spinësisht – gjoja kundërshtimet e aleatëve perëndimorë ndaj vendimeve të qeverisë kosovare, duke e lënë të nënkuptohet që ndonëse kjo mund të kundërshtohet ajo do të bëhet me doemos.

Edhe deputetë prej më inkognitëve të VV-së si Arjeta Fejza pozuan në aparenca thuajse profetike para Urës së Ibrit duke i dhënë asaj, mediatikisht, një prelud të hapjes.

MAPL e ka dhënë për media muaj më parë që Ura e Ibrit do të hapet dikur “gjatë verës” ndërsa Veton Elshani, Zëvendës Drejtor i Policisë së Kosovës, e kishte quajtur “çështje kohe”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, përçoi qëndrimin e mbarë QUINT-it dhe KFOR-it, se nuk mbështesin, tash për tash, ndryshim të statusit të Urës së Ibrit.

Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media la të kuptohet se do të veprojë pavarësisht rezistimit ndërkombëtare.

Situata me hapjen ose jo të Urës së Ibrit, në pikturën e përgjithshme të zhvillimeve të fundit duket të jetë: ose dështim ose konfrontim me KFOR-in.

Ish-kryeinspektori i Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka dalë me një shkrim esëllues për Qeverinë e Kosovës, duke “besuar” se këta të fundit nuk do të vendosin Policinë e Kosovës me ndofarë konfrontimi direkt me KFOR-in

Madje, Ramadani në atë shkrim – që mes rreshtajs duket edhe si thirrje ndaj mendjes së shëndosh – shkruan se “(Kurti) më përpara e pranon dështimin se sa konfrontimin”.

Prandaj, pavarësisht se dështimet mund të jenë vërtetë të thella, unë prapë nuk do të besoja kurrë që shkon deri në konfrontim! Kryeministri Kurti në fund të mandatit të tij e pranon dështimin, por jo konfrontimin me NATO-n!”, ka shkruar Burim Ramadani në Facebook.

Përgjigja e KFOR-it:

Ne mbeteni vigjilentë dhe të përqendruar në zbatimin ditor të mandatit tonë të dhënë nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, përmes një prezenceje të fiksuar në Urën e Mitrovicës dhe patrollimeve të rregullta në zonat përreth. KFOR është mirë i pajisur dhe i gatshëm të trajtojë çfarëdo situate që mund të afektojë ambientin e sigurisë, në respektim të plotë të mandatin tonë nga OKB”, ka thënë KFOR në një përgjigje për media.

Advertisement