Bota
Misteri me dronët në SHBA/ Sherif Mastronardy: U shtanga, janë rreth 40-50 objekte
–Mes pamjeve misterioze të dronëve në New Jersey, sherifi Michael Mastronardy dhe senatori Andy Kim u përpoqën të gjurmonin objektet fluturuese. Mastronardy ka raportuar se rreth 40-50 dronë kanë hyrë në vend. Ai u shpreh se nuk është i sigurtë për atë çfarë ka parë, por objektet misterioze janë me krahë fikse dhe kanë drita të shumta.
“Këto gjëra duken sikur janë me krahë fikse dhe kanë drita të shumta. Nuk jam vërtet i sigurt se si ta përpunoj atë që pashë mbrëmë. Si fotografi ashtu edhe unë ishim disi të shtangur,” rrëfeu sherifi.
Guvernatori i shtetit të New Jersey, në SHBA, Phil Murphy dhe zyrtarë të tjerë kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se nuk ka asnjë provë që dronët paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare ose për sigurinë publike, ose po përdoren nga agjentë të huaj. Pentagoni gjithashtu ka thënë se ata nuk janë drone ushtarakë amerikane.
Çfarë po ndodh me dronët në Nju Xhersi?
Që nga nëntori, dhjetëra dëshmitarë kanë raportuar se kanë parë dronë. Në fillim, ata u panë duke fluturuar përgjatë lumit Raritan, që ushqen rezervuarin Round Valley, rreth 80 kilometra në perëndim të Nju Jorkut.
Por, shpejt u raportua për dronë të tillë në të gjithë shtetin, përfshirë afër Picatinny Arsenal, një qendër kërkimore dhe prodhimi ushtarake, dhe mbi fushën e golfit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, në Bedminster. Pajisjet fluturuese, gjithashtu, janë parë së fundmi në zona bregdetare