Connect with us

Kosova

Mitet, për ëndrrat e serbëve/ Diplomati kroat paralajmëron

Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zllatko Kramariç, kërkoi nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’i kushtojnë vëmendje më të madhe rrjedhës së tensioneve në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë sepse situata ekzistuese, siç tha ai, mund të përshkallëzohet shumë lehtë.

“Serbia duhet ta njohë realitetin dhe duhet të heqë dorë nga abuzimi politik i mitit të Kosovës, politikave iluzioniste dhe mashtrimi i publikut të vet publik. Do të ishte e dobishme nëse publiku serb do pranonte pikëpamjet racionale të historianit, politikanit dhe diplomatit të famshëm serb Milan Protiç, i cili shumë qartë argumenton pasojat përfundimtare të një politike jorealiste si kjo qe po ndjek presidenti Aleksanër Vuçiç” – deklaroi ambasadori

Duke komentuar sulmin e paramilitarëve serbë më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, Zllatko Kramariç theksoi se ngjarja nuk duhet të përsërtitet dhe shtetit serb nuk duhet t’i lejohet “manipulimi” i serbëve të Kosovës.

Nga ana tjetër, diplomati kroat theksoi se Kosova duhet të garantojë të drejtat kolektive dhe individuale për të gjithë qytetarët, përshirë komunitetin serb në vend, ndërsa kritikoi bashkësinë e organizuar ndërkombëtare për qasjen aktuale ndaj çështjeve të pazgjidhura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën kujdesin e Bashkimit Europian.

“Kjo do të thotë se edhe komuniteti ndërkombëtar duhet të heqë dorë nga politika sterile, nga politika e simetrisë, nga faji i barabartë i njërës dhe tjetrës, sepse ka në dispozicion të gjithë mekanizmat e mundshëm të detyrimit politik, ekonomik dhe juridik për ta zgjidhur me elegancë këtë ‘nyje gordiane’” –  nënvizoi ndër të tjera Kramariç

Advertisement