Connect with us

Rajon

Mitsotakis injoron ‘koncertin’ e Ramës në Athinë, zhvillon takim me presidentin Erdogan

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Ankara ku është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në Pallatin e Bardhë.

Pas takimit kokë më kokë, do të ketë dhe një konferencë për shtyp, ndërsa pritet që kryeministri grek të largohet nga ora 21:00 nga kryeqytetit turk. Në takim janë të pranishëm dhe dy ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Turqisë, Giorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan.

Pritet të nënshkruhen dy marrëveshje mes liderëve, e para ka të bëjë me menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave, ndërsa e dyta me bashkëpunimin në fushën e Shëndetësisë dhe Shkencave Mjekësore.

Kryeministri Mitsotakis mbërriti në Ankara rreth orës 15:00 ku u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm Fidan dhe një delegacion i shtetit turk. Takimi mes dy liderëve ballkanik është për të ruajtur statusin e qetësisë mes dy popujve në këtë kohë turbullirash dhe luftrash.

Pritet që mes tyre të ketë edhe një darkë, ku i pranishëm do të jetë edhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Patriarkanës së Konstandinopojës, i cili pranoi ftesën e presidentit Erdogan.

Çështje që ka ngjallur shqetësim ditët e fundit në Greqi, ka qenë ajo e shndërrimit të Manastirit të Chorës në xhami nga shteti turk, vetëm pak ditë para ardhjes së Mitsotakis në Ankara dhe kjo është parë si shenjë provokimi nga mediat greke.

Për Mitsotakis pavarësisht mosmarrëveshjeve me Turqinë, më mirë është të flitet se sa të mos flitet.

Advertisement