Connect with us

Kosova

Mitsotakis nuk ftoi Ramën/ Kurti pjesë e takimit informal në Athinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Athinës, ku do të marrë pjesë në takimin informal të liderve të rajonit, me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Atje, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri Mitsotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në 20-vjetorin e Samitit të Selanikut. Po ashtu, gjatë qëndrimit atje ai do të zhvillojë edhe disa takime”, -thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ndërkohë në takim do të jenë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe presidenti i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo. Në darkën informale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, do të mungojë Shqipëria, pasi presidentit Bajram Begaj refuzoi ftesën.

Advertisement