Connect with us

Kronike

‘Mjacaj kishte katër ditë që ishte…’, zbardhet dëshmia e shefit të regjimit të posaçëm

Një tjetër dëshmi është zbardhur lidhur me vrasjen e ndodhur në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje me armë zjarri Arben Lleshin.  Shefi i regjimit të godinës B në burgun e Peqinit, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm, Sokol Mjaçaj, ka dhënë deklaratën e tij mbi procedurën që u ndoq për trasferimin e Mjaçajt në sektorin ku kreu vrasjen.

Në dosjen e siguruar nga Top Channel, Vilson Shima, ka deklaruar se Mjaçaj kishte vetëm katër ditë që ishte transferuar në dhomën tjetër, ndërsa sendet personale i ka pasur vetë në dorë i dënuari me burgim të përjetshëm. Ai gjithashtu ka deklaruar se ditën e ngjarjes nuk ishte në punë dhe se lajmin e ka marrë vesh nga mediat.

“Unë jam njohur me ngjarjen napërmjet mediave, gjatë kohës që unë kam qënë në banes me familjarët e mi dhe duke festuar lindjen e djalit tim. Dua të them se shtetasi Sokol Mjaçaj është i sistemuar në dhomën nr.9 në katin e 2 (dytë) sektori nr.1, në këtë dhomë ai ka rreth 4 ditë që është akomoduar dhe qëndron në dhomë me shtetasin Ëngjëll Ucaj, të dy këtë shtetas janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Dua të them se para 4 (katër) ditësh kur është akomoduar i dënuar në dhomën nr.9 në katin e 2 (dytë) sektori nr.1, është shoqëruar me një punonjës grup sigurie dhe sendet e tija nga dhoma e parë i ka marrë vetë në dorë dhe është kaluar të dhoma nr. 9, unë nuk kam qënë i pranishëm në transferimin e shtetasit Sokol Mjaçaj, pasi kam qënë me shefin e policisë dhe shefin e regjimit godinës A dhe punonjësit e tjerë për sistemin e të dënuarve të tjerë, pasi kishim urdhër për të boshatisur të gjithë hyrjen nr.2, pasi do hapet sistem (41 biz). Dua të them se kontrolli i dhomës dhe fizik i shtetasit Sokol Mjaçaj është bërë rreth para 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, nga kontrolli nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.

Dua të them se shtetasi i ndjerë Arben Lleshi ka qënë i akomoduar në katin e par Sektori nr.2, godinën nr.B, dhoma nuk më kujtohet, shtetasi Arben Lleshi ka qëndruar në dhomë gjatë gjithë kohës i vetëm. Në lidhje me sa po më pyesni dua të them se sektorët në ajrim dalin të ndarë veç e veç, dhe nuk bashkohen në ambientet e ajrimit dhe ambiente e përbashkëta mbyllen që mos të kenë kontakt apo konflikte. Nuk kam dijeni që shtetasi i ndjerë të ishte me plan masash, si dhe nuk më është komunikuar ndonjë gjë e tillë verbalisht. Dua të them se shtetasi i ndjerë Arben Lleshi është i evidentuar në listën e personave të përfshirë në konflikt, por jo më shtetasin Sokol Mjaçaj”, ka deklaruar Shima.

Kujtojmë se sot pritet që gjykata të japë vendimin mbi masat e sigurisë për Sokol Mjacajn dhe 12 të ndaluarve të tjerë, gardianë dhe civilë, të cilët dyshohet se bashkëpunuan me autorin e vrasjes për futjen e armës brenda ambienteve të burgut të Peqinit. Pas hekurave është edhe drejtori i burgut, Kamer Hoxha.

Advertisement