Lifestyle
Mjafton një gotë për të fjetur menjëherë (VIDEO)
Një pjesë e madhe e popullsisë në botë përballet me probleme me gjumin. Në veçanti, shumë njerëz e kanë të vështirë të bien në gjumë menjëherë, ndërsa shumë të tjerë zgjohen gjatë natës. Rezultati është sigurisht një, se ata nuk arrijnë të bëjnë një gjumë cilësor dhe të mjaftueshëm.
Sipas ekspertëve, një gjumë i mirë i natës është thelbësor për shëndetin e trupit, pasi kontribuon në funksionimin e duhur të tij, ndërsa përmirëson edhe disponimin tonë mendor. Zgjidhjen e problemit të gjumit duket se e ka dhënë një TikToker, Alana Black, e cila ka publikuar një video dhe u sugjeron ndjekësve të pinë lëng qershie, duke thënë se “mjafton një gotë për të fjetur menjëherë”.
menjëherë”.
Videoja i ka kaluar 1.5 milionë shikime, ndërsa komentet janë tejet pozitive ku shumë persona shprehen se funksionon vërtet. Në fakt, një studim i burrave dhe grave që vuanin nga pagjumësia zbuloi se pirja e lëngut të qershisë në mëngjes dhe 1-2 orë para gjumit rriti kohëzgjatjen e gjumit me 1 orë e 24 minuta.