Connect with us

Aktualitet

“Situata është e rëndë”/ Gazetari: Vazhdojnë të mungojnë ilaçet në Onkologjik

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sërish mungesën e ilaçeve për të sëmurët me kancer në spitalin e Onkologjikut

Sipas tij, medikamentet që përdoren për trajtimin me kimio të pacientëve me sëmundje kancerogjene, sigurohen vetëm nga Ministria dhe jo mjekët e onkologjikut.

Më tej Stafa shkruan në rrjetet sociale, se mjekët i kanë thënë se situata në Onkologjik shumë e rëndë, pasi mungojnë disa nga medikamentet kryesore.

Postimi i gazetarit:

SI MUND TË JENI KAQ TË QETË?

PO I LINI NJERËZIT ME KANCER PA TRAJTIM.

A NUK JU VRET KJO?

AKTUALISHT,

2 medikamente kimio vazhdojnë mungojnë në ONKOLOGJIK.

  1. IRINOTEKANI – medikament kimio i cili shërben për trajtimin e kancerit të zorrës së trashë. Medikament shumë i rëndësishëm.
  2. CARBOPLATINE – Përdoret për trajtimin e kancerit të avancuar të vezoreve.

TË SËMURËT ME KANCER QË TRAJTOHEN ME KËTO ILAÇE NUK PO MARRIN TRAJTIMIN.

Mjekët e Onkologjikut, më thonë që situata është shumë e rëndë. Mjekët nuk janë përgjegjës për sigurimin e ilaçeve kimio, është Ministria e Shëndetësisë.

Kimiot janë ilaçe të cilat nuk gjendet në farmaci, por janë medikamente spitalore që sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Nëse pacienti se merr kimion siç duhet, dhe sipas protokollit, nuk i jep asnjë rezultat pozitiv.

Edhe Jodi Radioaktiv, vazhdon mungesë që prej janarit të këtij viti. Gati 9 muaj.

Pacientët me kancer të tiroides janë pa mjekim.

Ajo që po ndodh me kurimin e këtyre sëmundjeve është krim.

Advertisement