Kronike
Mjeshtri i mashtrimit/ U pagua 4 milionë euro për…
Afera me inceneratorin e Fierit, SPAK ka njoftuar se nga hetimet ka rezultuar se janë paguar 4 milionë euro për punë të pakryera dhe se Arben Dervishaj manipulonte raportet.
“Së pari, nga hetimet kanë rezultuar të dhëna se nga Autoriteti Kontraktor (Ministria e Mjedisit në fillim dhe më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) deri në datën 30.06.2022, janë bërë pagesa në drejtim të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në shumën 4, 202, 967, 084 (katërmiliard e dyqind e dy milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e tetëdhjetë e katër) lekë. Rezulton se nga ana e shtetasit Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”sh.p.k, në bashkëpunim me shtetasin Arenc Myrtezani, administrator i kësaj shoqërie, janë pasqyruar dhe përdorur situacione të falsifikuara në vlerën 4,000,000 (katërmilion) Euro, për shërbime që nuk janë kryer, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar në sajë të mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k”, ka njotuar SPAK.
Sipas SPAK ka qenë Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka miratuar dhe më pas pasyqyruar/dorëzuar pranë Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare, ku në sajë të mashtrimit janë siguruar përfitime për shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin e Këshillit të Ministrave, nr.3, datë 15.02.2001, “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar.
“Gjithashtu, shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali”, thuhet në hetimin e SPAK.