Pinknews
Modeles shqiptare i vjedhin 50 mijë euro
Modelja e njohur nga Kosova, Majlinda Zeka ka rënë pre e grabitësve.
Mediat në Kosovë raportojnë se hajdutët kanë arritur të hyjnë në shtëpinë e familjarëve të saj ku kanë marrë disa sende me vlerë, kryesisht çanta luksoze.
Majlinda Zeka është ish e dashura e reperit Majk, me të cilin ka edhe një djalë.
Siç raporton “Gazeta Sinjali”, Zeka ka deklaruar në polici se hajdutët ia kanë vjedhur disa çanta me vlerë, çmimi i të cilave bashkë shkon deri në 50 mijë euro.
Policia raportohet se ka shkuar në vendngjarje për mbledhjen e provave, menjëherë pas denoncimit.
Po ashtu kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.