Connect with us

Sport

Modriç s’ka ndërmend të tërhiqet, i premton një sezon klubit të Seria A

Edhe pse do të jetë 40 vjeç në fillim të sezonit të ri, ku nuk do të vijojë të veshë fanellën e Real Madrid, Luka Modriç duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Ylli kroat s’ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë edhe pse e ka informuar Florentino Perezin se e ardhmja e tij nuk është te Los Blancos.

Fichajes raporton se Luka duket se i ka premtuar legjendës spanjolle Cesc Fabregas, i cili është trajner dhe aksioner te Como, se do të jetë pjesë e skuadrës së tij sezonin e ardhshëm.

Modriç ka pranuar propozimin e Fabregas, duke menduar kryesisht për familjen e tij dhe mundësinë për të banuar pranë liqenit të Comos, duke qenë edhe më pranë Kroacisë së tij.

Megjithatë, sipas Fichajes, mesfushori ia ka bërë të qartë Fabregas se do të nënshkruajë me Como-n vetëm nëse qëndrojnë në Seria A dhe sezonin e ardhshëm.

Como përjetoi momente euforie verën e kaluar pas promovimit të fundit në Serie A, dhe prania e Cesc Fàbregas bëri të mundur që ajo të rekrutonte lojtarë veteranë si Pepe Reina, Sergi Roberto apo Alberto Moreno, si dhe futbollistë me të ardhme të shkëlqyer si, talenti argjentinas Nico Paz.

Megjithatë, pas një fillimi spektakolar të sezonit, rezultatet kanë shkuar keq. Dhe tashmë Como shfaqet në fund të tabelës, shumë pranë zonës së ftohtë.

Advertisement