Bota
Moldavia e ndan qartë vijën: Burg për aleaten e Putinit para zgjedhjeve të shtatorit

Pak para zgjedhjeve parlamentare në Republikën e përçarë të Moldavisë u dënua me shtatë vjet burg një politikane e njohur pro-ruse. Evghenia Gutul, guvernatore e rajonit të Gagauzisë, u gjet fajtore nga trupi gjykues për financim ilegal të partisë.
Në proces bëhej fjalë për financimin e partisë përkohësisht të ndaluar Sor, parti që mban emrin e themeluesit të saj, oligarkut moskovit Ilan Sor. Gutul në vitet 2019 dhe 2022 nuk i ka deklaruar financimet ruse që janë lëvruar në Moldavi. Guvernatorja i hedh poshtë akuzat. Avokati i saj deklaroi, ankimimin e vendimit.
Moska: Vendimi i motivuar politikisht
Rusia vendimin ndaj governatores Gutul e konsideron si politik nga qeveria pro-europiane me qëllim do të nxisë frymën kundër forcave pro-ruse. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov e quajti vendimin të motivuar politikisht. Opozita në Moldavi po shtypet, tha ai për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, Tass
38-vjeçarja Gutul që nga viti 2023 ndodhet në krye të Gaugazisë, ku popullsia turkofone e Gaugazisë vetëadministrohet. Kjo krahinë tradicionalisht konsiderohet e afërt me Rusinë. Pas marrjes së detyrës Gutul disa herë ka udhëtuar për në Moskë, për t’u takuar me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin.
Zgjedhjet parlamentare në fund të shtatorit
Në Moldavi më 28 shtator zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e ri. Ish-republika e vogël sovjetike, që shtrihet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë prej dekadash luhatet mes afrimit me Perëndimin dhe nga ana tjetër edhe me Rusinë. Presidente e Moldavisë është Maia Sandu, aktualisht në pushtet janë forcat politike që përkrahin BE-në.
Sandu javën e kaluar u shpreh për një influencim masiv rus ndaj zgjedhjeve parlamentare. Presidentja prej vitesh angazhohet për avancimin e procesit të afrimit me BE-në. Moldavia në vitin 2024 filloi negocitat e antarësimit me BE-në./DW

