Kronike
“Molla e sherrit” një femër/ Ekzekutohet shqiptari në Mykonos
Athanasios Nazos vrau shqiptarin Visar Dakramën, pasi ky i fundit ngacmoi vajzën që ishte pranë grekut. Kështu deklaroi para grupit hetimor greku, i cili pas krimit u vetëdorëzua në polici. ‘Protothema‘ raporton se 33-vjeçari e ka justifikuar aktin e tij duke thënë se shqiptari po ngacmonte vajzën që ishte me të. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në orën 6 të mëngjesit, në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos. Sipas informacioneve, para vrasjes ka pasur një sherr mes autorit dhe shqiptarit. Pas sherrit, 33-vjeçari doli nga lokali për t’u kthyer pak më vonë me një pushkë gjuetie me të cilën qëlloi duke lënë të vdekur në vend shqiptarin. Kur u arrestua, 33-vjeçari ishte në gjendje të keqe dhe dukshëm nën efektin e alkoolit. Mediat greke bëjnë të ditur se shqipari kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të “ishullit të erërave”, ndërsa autori ishte pronar hoteli.
Vrasja e shqiptarit/ DINAMIKA- Sherri nisi brenda lokalit, Dakrama nxorri thikën, Nazos i mori jetën, autori u vetëdorëzua
GREQI– Autori i vrasjes së shqiptarit në Mykonos është identifikuar si Athanasios Nazos. Ky person, vrau me kallashnikov 34-vjeçarin shqiptar Visar Dakrama, nga Vlora.
Banorët e Mykonos u tronditën mëngjesin e sotëm pas vrasjes së shqiptarit në lokalin që ndodhet në zonën Skylambela të Mykonos. Autori dhe viktima debatuan në lokal për shkak të një vajze, e cila dyshohet se kishte lidhje me të dy ata, raporton media greke.
Dyshohet se shqiptari e kërcënoi me thikë grekun, mirëpo u qetësua nga klientët dhe pronari i lokalit. Mirëpo, 35-vjeçari grek, u kthye sërish në lokal duke e ekzektuar me kallashnikov në kokë. Viktima u dërgua menjëherë në spital mirëpo ishte tepër vonë, pasi ndërroi jetë.
Autori u shfaqu pak orë më vonë i vetëm në komisariatin e Mikonos, në gjendje të dehur duke pranuar krimin që kreu.
FOTO- Sherri për një vajzë i mori jetën, kush është shqiptari i vrarë në Mykonos
GREQI– Personi në foton e siguruar nga ‘Top Channel’ është Visar Dakrama, 34-vjeçari shqiptar i ekzektuar mëngjesin e sotëm në një lokal në Mykonos. I riu u përfshi në një konflikt me një 33-vjeçar grek, jashtë një lokali. Sipas mediave greke, shkak i konfliktit u bë një vajzë.
Pas sherrit në lokal, 33-vjeçari grek u largua për në banesë për të marrë armën tip kallashnikov. Ai u rikthye sërish në lokal, ku ndodhej shqiptari, të cilin e qëlloi me plumb në kokë.
Dakrama humbi jetën në vend, ndërsa Policia greke bëri të mundur arrestimin e autorit.
Vritet me plumb në kokë shqiptari në Mykonos, Policia arreston autorin
GREQI– Vritet me plumb në kokë shqiptari në Mykonos. Mediat greke raportojnë se viktimë ka mbetur një 34-vjeçar me origjinë shqiptar e autor i dyshuar është një 33-vjeçar grek (tashmë i arrestuar).
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit të sotëm, në një lokal në zonën e Skylabela. Sipas informacioneve nga mediat greke, greku është përfshirë në konflikt me shqiptarin për një vajzë. Pas sherrit, greku shkoi në banesën e tij, mori pushkën e më pas u rikthye në lokal, aty ku ekzekutoi me plumb në kokë shqiptarin.
33-vjeçari grek është arrestuar, por është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit.