Momenti kur 7 autorët largohen me makinë pas vrasjes së shqiptarit
Këto janë pamjet pak momente pas vrasjes së shqiptarit në Greqi, ku 7 anëtarë të një bande u larguan me shpejtësi nga lokali me një automjet tip ‘Jeep’ pasi qëlluan me armë. Për pasojë mbeti i vdekur aksidentalisht 37-vjeçari Pëllumb Islami, me profesion hidraulik dhe që nuk ka asnjë lidhje me personat e përfshirë në konflikt.