Connect with us

Bota

Momenti kur militantët e Hamasit ekzekutojnë dhe rrëmbejnë pjesëmarrësit e festivalit në Izrael

Festivali Nova që zhvillohej në jug të Izraelit shumë pranë Rripit të Gazës, u kthye në një lum gjaku dhe viktimash, pas sulmit nga militantët e Hamasit mëngjesin e së shtunës. Të paktën 260 njerëz u vranë nga Hamasi, ndërsa tmerri që kanë përjetuar pjesëmarrësit në festival mund të kuptohet lehtë nga pamjet e kamerave të një makine që ndodhej e parkuar aty. Një video që po bën xhiron e rrjetit tregon një anëtar të Hamasit të armatosur rëndë që shihet duke vrapuar dhe qëlluar plumba mbi njerëzit, ndërsa një prej tyre e merr peng. Disa sekonda më vonë, ai e kap të riun e gjakosur për qafe dhe e tërheq zvarrë. Aty po ashtu duket se një pjesëmarrës tjetër në festival është shtirur si i vdekur pas një makine tjetër dhe ngre kokën lart për të vlerësuar rrezikun. Por ai duket të ketë qenë i pafat, pasi një tjetër militant i Hamasit shfaqet në largësi dhe e qëllon në kokë. Pamjet u regjistruan gati tri orë pas sulmit dhe sirenat e frikshme të alarmit dëgjohen në video.

 

 

Advertisement