Politike
Monika Kryemadhi shigjeton Tedi Blushin

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Pakepsozuarit” në MCN TV, kritikoi ashpër lidershipin e Partisë së Lirisë, që pasoi LSI-në. Ajo tha se nuk futet kush në selinë e PL-së, përveç sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi. Ajo kritikoi edhe mënyrë se si po e bën fushatën PL, duke thënë se ajo bëhet duke takuar njerëzit dhe jo duke fjetur në drekë e vazhduar jetën, ndërsa tha se po përdor për gjitha lidhjet e saj për të nxjerrë deputet Ilir Metën.
Pjesë nga biseda
Rakipi: Është e vërtetë që juve u është ndaluar edhe hyrja në seli zonjë?
Abilekaj: Të gjithë LSI-së.
Kryemadhi: LSI-së së vjetër. Nuk hyn më njeri në parti, hyn vetëm sekretari i Përgjithshëm që nuk është votuar asnjëherë.
Abilekaj: Kur erdhi Ilir Meta në Partinë e Lirisë mori me vete njerëzit e presidencës dhe krijoi një parti që e përjashtoi partinë e vjetër. Nëse shohim listat, janë 2 ose 3 nga LSI-ja e vjetër. LSI e vërtetë ka ikur bashkë me Monikën. Me rastin e zgjedhjeve Monika po i jep LSI-në Partisë së Lirisë që të dalë Meta deputet, sepse PL-ja vetë nuk e nxjerr dot Metën deputet.
Kryemadhi: Monika i është bashkangjitur ekipit të Borës, Besarit dhe Erës për të kaluar të gjitha lidhjet e saj politike, shoqërore, miqësore, për t’ia çuar votën Partisë së Lirisë dhe presidentit të saj, Ilir Meta dhe kjo është hera e fundit që Monika Kryemadhi voton për Ilir Metajn. Gjithë jetën e saj, nga viti 1992 ka votuar për Ilir Metën. Meta një herë e kishte shansin që të votonte Monika Kryemadhin në vitin 2001 dhe nuk e bëri se isha në Kombinat.
Tela: Ju thoni që do të votoni Ilir Metën. Si do ta përcaktoni rezultatin?
Kryemadhi: Nuk na intereson fare. Ajo është morale. Divorci lë pasoja te shumë gra fizike dhe emocionale. Për mua divorci ka qenë i papranueshëm, por nuk është fundi i botës.
Nuk shoh dot fëmijët e mi të stresuar, që risku për të votuar babain e tyre është shumë i madh. Mungesa e organizimit. Përfitoj nga rasti të flas me anëtarët e LSI, komisionerët, numëruesit dhe grupet e strukturimit të votës, jemi organizuar në 949 qendra votimi të qarkut Tiranë. Kjo është detyrë kryesore. Nuk janë listat kaq të rëndësishme.
Nuk më intereson fare se kush e merr suksesin. Ti ke 4 deputet sot në listë. Me përjashtim të Xhixhos dhe Haxhinastos, dy të tjerët janë të paprovuar edhe në strukturat e partisë. Kandidatja e Fierit, edukatore kopshti e mirë, ka vlerat e saj apo edhe Sekretarin Tedi Blushi, zëdhënës i zotit Meta, në zyrat e PL, personi që nuk është votuar asnjëherë. Ku do ngelemi ne? 21 vjet kontribut i të gjithë të rinjve dhe të rejave. Pavarësisht se ku janë sot, i kanë përzënë nga partia.
Rakipi: Sot disa figura, Blushi, Xhixo. Për këta ç’mendon?
Kryemadhi: Fushata nuk bëhet me postime në facebook dhe duke u bërë reklamë vetes. Bëhet duke trokitur derë më derë dhe as duke i thirrur te partia. Fushata është ndryshe, duhen takuar njerëzit, duhen dëgjuar për problemet, u duhet kërkuar falje. Nuk ka pushim dreke. Nëse bëjnë fushatë duke fjetur gjumë në drekë, nuk bëhet kështu. Por në raste të tilla salvavida qëndron gjithmonë dhe është Monika. Hera e fundit, nuk ka më

