Pinknews
Morena Taraku atraktive nga pushimet
Bukuroshja shqiptare, Morena Taraku, është duke i shijuar pushimet verore, ndërkohë që nuk kanë munguar fotografitë atraktive në rrjetet sociale.
Në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 1.6 milion fansa, modelja dhe këngëtarja nuk heziton të ngacmojë imagjinatën me imazhet që i poston.
Gjatë të dielës, ajo ka publikuar fotografi me bikini duke soditur perëndimin e diellit.
“Perëndimi i diellit me mua…” është përshkrimi i fotografive.
Morena, e cila është në pushime me babanë e saj, edhe gjatë të shtunës kishte publikuar fotografi joshëse.