Aktualitet
Mori 3 mijë euro ryshfet, arrestohet oficeri i policisë gjyqësore në…
Pas kërkesës së SPAK, GJKKO vendosi këtë të shtunë që të caktojë masën “arrest me burg” për oficerin e policisë gjyqësore SH.S, në Komisariatin e Dibrës, pasi dyshohet se ka marrë një ryshfet prej 3000 euro për të favorizuar një të pandehur në një çështje penale.
Ndërsa është ekzekutuar dhe masa detyrim paraqitje për A.P., gjithashtu oficer i policisë gjyqësore, akuzohet për mosveprime që kanë penguar zbulimin dhe ndjekjen e veprimeve korruptive. Ndërsa për qytetarin F.K., i cili akuzohet për korrupsion aktiv në lidhje me këto veprime, nuk është ekzekutuar ende masa e detyrimit për t’u paraqitur.
Sipas SPAK, oficeri Sh.C dyshohet se i ka marrë 3 mijë euro shtetasit F.K për të favorizuar pozitën procedurale të shtetasit A.Sh. në çështjen penale kundër tij
“Shtetasi nën hetim A.P., në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, i ngarkuar me hetimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit A.Sh., me veprimet dhe mosveprimet e tij nuk ka pëmbushur në mënyrë të rregullt detyrën ligjore”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Ata do të akuzohen për akuzat:
“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,
“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,
“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë” dhe
“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”,
“Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 244, 259, 319 dhe 319/ç, të Kodit Penal.