Connect with us

Sport

Mori medalje të artë/ Sportisti italian kaloi natën në park: Nuk ka kushte…

Sportisti italian, Thomas Ceccon fitoi medaljen e artë 100 metra not shpine për meshkuj dhe të bronztën në stafetën 4×100 metra stil i lirë, por jo gjithçka ka shkuar mirë për të. Cecon, duke parë që kushtet nuk janë të duhurat, zgjodhi të flinte në park.

“Nuk ka ajër të kondicionuar në fshat, është vapë, ushqimi është i keq. Shumë sportistë lëvizin për këtë arsye. Nuk është alibi apo justifikim, është realiteti i asaj që ndoshta jo të gjithë e dinë”, shkruajti Ceccon, i cili nuk fsheh mërzinë e tij për mënyrën sesi po trajtohen sportistët në Paris për Lojërat Olimpike.

Advertisement