Connect with us

Bota

Mori pjesë në festën e një reperi, gjendet e vdekur modelja braziliane

Modelja braziliane, Adriana Vieira është gjetur e gjetur e vdekur në një plazh në Miami, pasi kishte marrë pjesë në festën e një reperi amerikan, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije për mediat. Dyshohet se Vieira kishte hyrë të notonte në plazh, ku më pas ka ndërruar jetë. 31-vjeçarja është një Modele e Onlyfans dhe ndodhej në SHBA për shkak të punës së saj. Ajo punonte si modele dhe kërcimtare.

Vieira ishte gjithashtu nëna e një fëmijë 6-vjeçar dhe ishte e martuar me Roberto Tesario, i cili ishte dhe menaxheri i saj. Nëna e saj tha për mediat braziliane se ajo u vra nga Tesario për shkak të parave. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe janë në pritje të autopsisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Po ashtu disa ditë më parë një tjetër modele e “OnlyFans”, Paulina Lerch, u vra nga bashkëshorti i saj në Poloni. Pas vrasjes së Lerch, ai gjithashtu kreu vetëvrasje. Policia gjeti në vendngjarje një sasi droge dhe armë.

Advertisement