Connect with us

Kronike

Mos e kërko më, e kam hedhur në det/ Kush është “i forti” Fatbardh Dervishi

Një shqiptar i rrezikshëm ndodhet në burgjet spanjolle prej muajit gusht. Bëhet fjalë për Fatbardh Dervishin alias Fatbardh Doda, i cili ka mbetur i plagosur në tentativën e arrestimit.

Lajmi është raportuar së fundmi nga mediat spanjolle dhe Fatbardh Dervishi ishte në kërkim dhe nga autoritetet shqiptare.

Ai është arrestuar nën akuzën e vjedhjes së automjeteve, falsifikim dokumentesh, armëmbajtje pa leje, trafik droge, grup kriminal. Shqiptari u kap së bashku me anëtarët e tjerë të grupit që kryesohej prej tij.

Sipas mediave të huaja, Fatbardh Dervishi/Doda konsiderohej nga policia spanjolle si  “rrëshqitës” pasi ndryshonte vazhdimisht pamjen e tij për të shmangur zbulimin dhe që qarkullonte me identitete të ndryshme false.

Grupi i kryesuar nga Fatbardh Dervishi/Doda, maskohej me uniformë policie dhe kryente gjithashtu grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge.

Por veç këtyre, Dervishi akuzohet në Shqipëri se në 3 janar të një viti më parë, plagosi me armë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës 23 vjeçaren E. Koroveshi e prej atëherë rezulton person i shpallur në kërkim.

Ndërkohë disa ditë më vonë, në emisionin “Në Shënjestër”, Dervishi u akuzua nga Liza Malshi, nëna e të zhdukuri në vitin 2018 në Spanjë Tauland Malshi, se kishte gisht në zhdukjen e këtij të fundit.

Nëna e të riut tregoi se ishte telefonuar nga shoku i tij Edmir Vlashi i cili i kishte thënë se më 25 gusht 2018, ishte telefonuar nga Fatbardh Doda dhe se Fatbardhi i kishte thënë Edmirit: ‘Mos e kërko më shokun tënd pasi unë kam kry punë me të dhe e kam hedhur në mes të detit në Malaga’.

Advertisement