Connect with us

Aktualitet

“Mos fol me gazetarët”/ Trondit Karamuço: SPAK ka nisur hetim pasuror për politikanët, së shpejti pritet…

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në Top Story se SPAK ka nisur hetime pasurore ndaj politikanëve.

Karamuço u shpreh se politikanët thirren në SPAK për pasurinë e tyre, dhe kur dalin deklarojnë para gazetarëve se ishin për çështje tjetër që kanë dijeni.

Madje Karamuço shtoi se së shpejti pritet një tjetër arrestim i bujshëm.

Për Ahmetajn nuk ka thënë ndonjë gjë të re. Çështje të tjera, gjatë verës priten zhvillime. Pritet një tjetër arrestim i madh nga SPAK. Diçka që kam vënë re, e ka ngritur me kohë Z.Dumani, ka probleme me burimet njerëzore sidomos me stafin hetues të BKH-së.”-u shpreh Karamuço.

Advertisement