Politike
Mos gënje si shefi yt/ Kulluri përplaset me Kalanë për rrugicën
Ka pasur një debat mes avokates së “Rithemelimit”, Adriana Kalaja dhe Anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri. Thelbi i debatit kishte të bënte me akuzat mes palëve për Rezolutën e 18 dhjetorit.
Avokatja e “Rithemelimit”, Adriana Kalaja tha se Rezoluta e bërë me 18 dhjetor nuk është depozituar askund. Ajo vijoi gjithashtu duke thënë se gënjeshtrat janë të njëjta si Lulzim Basha.
“Shefi jot tha që na ka mandatuar Evropa dhe Bashkimi Evropian. Shefi jot mashtroi publikun ashtu sikundër mashtruat ju pak më parë. Ajo Rezoluta e bërë më 18 dhjetor nuk është depozituar askund, madje edhe nga gjyqi që bëtë dhe e çuat në Apel keni hequr dorë dhe e keni pushuar. Prandaj mos vijoni më ashtu si Lulzim Basha të gënjeni dhe të mashtroni publikun”, tha Kalaja.
Ndërsa Edvin Kulluri u përgjigj duke thënë se ai ka vetëm kryetar partie apo kryeministër dhe ministër dhe jo shef.
“Unë skam pasur shefa ndonjëherë dhe ato njerëz me të cilët kam punuar kanë qenë kryetar, zoti kryeministër dhe ministër. Ato që thonë shefa shko gjeji te foltorja. E kam kryetar partie nuk e kam shef. Jemi në debat nuk jemi te rrugica, jemi në debat, jemi njerëz civil flasim me radhë”, u shpreh Kulluri.