Shendeti
MOS I JEPNI BEBES TUAJ QUMESHT LOPE
Kujdes, nëna të reja! Është më mirë të mos i jepni bebeve qumësht lope deri sa të bëhën 12 muajsh! Nëse do bënim një krahasim, përmbajtja e kripës në qumshtin e gjirit është 15 mg për 100 ml, ndërsa tek qumështi i lopës është 55 mg për 100 ml. Nëse foshnja juaj pi rreth 750 ml qumësht lope në ditë, do të marrë 385 mg kripë, dhe kjo sasi është gati gjysma e sasisë maksimale të kripës që një bebe duhet të marë në ditë nën moshën 1 vjec.
Keshillohet qe fëmijët që konsumojnë qumësht lope dhe jo qumësht gjiri duhet të ulin sasinë e kripës të paktën tek ushqimet e tjera.
Në përgjithësi, ekspertët, të cilët zbuluan sesa me kripë është formula e qumështit të lopës, thonë se konsumimi i lartë i kripës mund të shkaktojë probleme shëndetsore tek fëmijët. Një sasi e madhe kripe në regjim rrit presionin e gjakut dhe shkakton crregullime në veshka.
Shkenctarët i këshillojnë nënat t’u japin bebeve qumësht gjiri ose përzjerje të veçanta, por jo qumësht lope.

