Pinknews
“Mos na çaj tr*pin”, moderatorja e njohur nuk ia kursen ndjekëses

Nëse e ndiqni në rrjetet sociale, sidomos në TikTok do ta keni vënë re që Liberta Spahiu është shumë aktive. “Fenomeni” Edona James e ka përfshirë edhe moderatoren në këtë rrjete social, ku ka realizuar një video me një “sound” të banores së “BBV”. “Çifti jot i jep kohë televizive asaj mostre”, -i ka komentuar moderatores poshtë videos një ndjekëses e saj. Por përgjigjja e Libertës është ajo që ka rënë më shumë në sy. “Hajde qarkullo. Mos na çaj trapin,”- i është përgjigjur Spahiu duke mos u kursyer aspak ndaj komentueses.

